15 Korrik, 2022

Fshiu foton me shqiponjën pas performancës në finalen e Botërorit, Era Istrefi zbulon arsyen: Më thanë që duhet të…


Një foto e publikuar nga këngëtarja Era Istrefi pas performancës së saj në finalen e Kampionatit Botëror të futbollit ku bënte simbolin e shqiponjës në stadium, shkaktoi polemika të shumta në rrjet. Kjo për faktin e këngëtarja vendosi ta fshijë foton nga profili i saj.

Këngëtarja, e cila performoi në finalen e Kampionatin Botëror në Russia 2018 përkrah Will Smith dhe Nicky Jam, ka sqaruar për herë të parë arysen se pse vendosi ta fshijë foton nga profili i saj.

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Më Lër të Flas”, ajo këngëtarja tha se i është kërkuar nga organizatorët e Fifa-s që ta fshinte foton pasi ishte cilësuar si lëvizje politike.

“Njerëzit nuk duan ta dinë sesi ka qenë. 2 bilionë njerëz e kishim audiencën. Puna ime është të dal në skenë për të kënduar, ajo që mi ka ndezur ndjenjat shumë ka qenë suporti i shqiptarëve dhe kjo është përcjellë tek unë shumë. Në një moment e bëra edhe shqiponjën sepse e ndjeva dhe ishte moment i bukur shumë, por më thanë që duhet ta fshihja se është lëvizje politike. M’i lëndoi pak ndjenjat, të them të drejtën unë u lëndova pa fund, u ndjeva e diskriminuar qava, thash pse s’mund të jem krenare. Çfarë kishte gabim, por u mundoja t’i kuptoja dhe e hoqa. Por më e rëndësishme ishte ndjenja dhe fotoja nuk kishte aq rëndësi. Por pas një viti e kam nxjerrë prap”, tha Era.

Kujtojmë se flamuri i Kosovës ishte i ndaluar nga autoritetet ruse gjatë Kupës së Botës 2018 në futboll. Por këngëtarja kosovare u shfaq në tribunën e stadiumit Luzhniki, në kryeqytetin rus, e veshur verdhë e kaltër dhe duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, një gjest që u kushtoi u dënua me gjobe ndaj dy futbollistëve kosovarë të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, pasi e bënë atë kur shënuan nga një gol ndaj Serbisë.

Gjatë një bashkëbisedimi me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, këngëtarja u shpreh asokohe se e ndjeu si obligim ndaj shqiptarëve për mbështetjen e dhënë, duke u atribuar atyre suksesin e saj. “Njohje për të gjithë. Dashuri për të gjitha kombet”, shkroi këngëtarja në profilin e saj zyrtar, në Instagram.

© Panoramaplus.al