Instagram-i i këngëtares, Genta Ismajli është hakëruar gjatë ditës së sotme.

Detaji i parë që u vu re pasi i rrjeti social i saj u hakërua ishte fshirja e fotove të shtatzënisë së artistes.
Ndërsa janë dërguar dhe mesazhe të ndryshme nga llogaria e saj në Instagram.
Pasi Genta Ismajli arriti të rikthejë rrjetin social, u sqaroi ndjekësve se çfarë i ndodhi.

“Instagram-i im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia, si edhe janë dërguar mesazhe nga më të ndryshmet. Ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe. Falenderoj miqtë që më rikthyen Instagram”, shkroi ajo.
Këngëtarja është në pritje të fëmijëve binjakë, një djali dhe një vajze, me partnerin e saj, milionerin turk, Usta.









