Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar këngëtaren Dua Lipa pasi kjo e fundit nderua me një çmim ndërkombëtar për aktivizëm për të drejtat e grave.

Me anë të një postimi në Tëitter, Kurti shkruan se Dua Lipa është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim.
Kreu i qeverisë kosovare e ka konsideruar këngëtaren me famë botërore si diplomaten më të mirë që mund të ksihte Kosova.
Postimi i Albin Kurtit:
Dua Lipa nuk është vetëm këngëtare e famshme. Ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.
Këngëtarja Dua Lipa u nderua me një çmim ndërkombëtar për aktivizmin dhe në trajtimin e çështjeve me rëndësishme sikurse të drejtat e grave.
Gjatë ceremonisë ku mori çmimin, këngëtarja i është drejtuar me një kërkesë Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për liberalizimin e vizave për Kosovën.
© Panoramaplus.al

