Pas një pritjeje të gjatë prej 17 vitesh, seriali shumë i kërkuar “Friends” do të rikthehet.

Pas përfundimit të xhirimeve, të gjithë aktorët janë bërë bashkë edhe një herë tjetër, shkruan “The Sun”.
Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer kanë vendosur të ndajnë sekretet e tyre nga ditët e xhirimeve në prapaskenë.

Mund të kenë kaluar dekada që kur ata luajtën për herë të fundit personazhet e tyre, por zakonet e vjetra vështirë se vdesin.

David, i cili ishte i pari që u shfaq në emision, hyri me rolin e tij si Ross. Atij iu bashkua Lisa Kudrow e më pas Jennifer, Matt, Courtney dhe Matthew. Disa prej tyre nuk arritën t’i mbanin lotët nga entuziazmi i shfaqjes që do të transmetohet së shpejti.

Për të gjithë aktorët, dukej sikur kurrë nuk ishin shkëputur për një periudhë kaq të gjatë nga sheshi i xhirimeve.
“Ka qenë kaq emocionuese dhe fantasike, ne jemi mbledhur sërish, ashtu siç bëjmë zakonisht. Ne jemi kthyer pas në të 20-at tona”,- tha Jennifer Aniston.

Duket se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me fansat e këtij seriali, të cilët do të kthehen në sërish në kohën e tyre të adoleshencës kur të shohin xhirimet.

Njerëzit të cilët punojnë bashkë në televizion duket se lidhen përjetësisht me njëri-tjetrin.
“Askush nuk po kalonte atë që po kalonim ne. Familjet tona nuk mund të na kuptonin. Miqtë, shokët e ngushtë, asnjëri prej tyre nuk mund të na kuptonte. Ata u gjendën pranë nesh, por njerëzit e vetëm, të cilët e dinin me të vërtetë se çfarë po kalonim, ishin pesë të tjerët”, – u shpreh David, duke iu referuar kolegëve.

Edhe pse jo të gjithë janë rikthyer në këtë version të “Friends”, aktorët pranuan se mbajnë kontakte të ngushta me të gjithë.
Marrëdhënia e aktorëve me njëri-tjetrin në shfaqje i kanë ndihmuar njerëzit që të bëjnë më të mirën e tyre në jetë dhe disa njerëz pranuan se i kanë kërkuar partnerëve të tyre që t’i propozojnë në të njëjtën mënyrë si Chandler bëri me Monican-n.

Ndërkohë që fansat e serialit mund të kujtojnë pothuajse të gjitha detajet, kjo nuk vlen edhe për kastin e aktorëve. Asnjëri prej tyre nuk e kujtonte fqinjin e tyre stresues Heckles, për shembull.

Megjithatë, Mattheë arrin të kujtojë momentet e tij më të vështira. Aktori tha se kur mbaronte fjalinë pas së cilës të tjerët duhej të qeshnin, ai ishte në ankth nëse kjo do të ndodhte dhe se çuditej kur nuk dëgjonte të qeshurat.

Nga ana tjetër, Reese Witherspoomn, e cila luan rolin e motrës së Rachel, tha:
“Mendoj se ‘Friends’ ka këtë magji, sepse secili personazh ishte i mirëpërcaktuar, sa mund të mbante vetë një episod të tërë televiziv”.

Lisa shtoi: “Shfaqja përfundoi shumë mirë. Jetët e secilit janë shumë të këndshme dhe atyre u duhet të zbulojnë shumë gjëra që të krijohet historia”.
Nëse po mendoni se pas 15 vitesh aktorët do të bashkohen sërish për një tjetër version të “Friends”, kjo nuk do të ndodhë.

Premiera e “Friends” është publikuar sot në “HBO MAx”.
© Panoramaplus.al
