Modelja Françeska Murati gjatë primet të mbrëmjes së djeshme ka hapur Kutinë e Pandorës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kutia përmbante një zarf të bardhë dhe një të zi, ku përmes këtij të fundit Françeska duhet të dërgonte në televotim 3 konkurrentë së bashku me Heidi Baçin, ndërsa zarfi i bardhë i mundësoi banores një telefonatë me bashkëshortin.
Modelja zgodhi që të dërgonte menjëherë në televotim veten, Roza Latin dhe Erjola Doçin së bashku me Heidi Baçin e cila është në një nominim të përhershëm, dhe njëra nga vajzat do të largohet nga shtëpia të shtunën.
Konkurrentja tregoi se mori këtë vendim për të futur edhe veten në televotim sepse banorët gjithmonë e kanë cilësuar si lojtare të dobët duke e injoruar, ndërsa me këtë nominim të fortë modelja tha se do ti shuajë të gjitha dyshimet që ka në kokë.
“Unë si Françeska në këtë shtëpi jam gjykuar shumë nga banorët, duke më thënë që ‘ti je lojtare kot, nuk më pëlqen loja jote’, duke më bërë bllok, duke më injoruar dhe duke më ikur nga debatet. Unë pas të gjitha këtyre më kanë bërë të dyshoj te vetja ime dhe te të gjitha analizat e mia, pavarësisht se shumicën e kohës gjërat që kam thënë kam dalë. Për këtë televotim mendoj që i drejti zhytet por nuk mbytet. Dëgroj veten time në televotim, bashkë me Erjolën dhe Rozën”– tha Françeska.
© Panoramaplus.al
