Me rastin e Shën Valentinit, në rrjetet sociale pamë nga trëndafilat e kuq, dhurata luksoze dhe dedikime të ndryshme dashurie.

E si çdo vit, personazhet e njohur të ekranit zgjedhin një mënyrë romantike dhe tërheqëse për të uruar njëri-tjetrin për ditën e të dashuruarve.

Por ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ka vendosur që të prezantojë të dashurin e saj me fansat, të cilin mund ta kemi të gjitha ne, pasi bëhet fjalë për një arush të kuq pelushi.

Edhe pse ajo është mjaft e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private, por sot ka bërë një përjashtim pasi donte të uronte Shën Valentinin.

“Me të dashurin tim. Gëzuar Shën Valentinin”, shkruan Jaçe bashkëngjitur me foton ku shihet me arushin që e prezanton si të dashurin e saj.
© Panoramaplus.al
