16 Maj, 2019

Françeska Jaçe ju flet për kontaktin me sytë, por komentuesit flasin për diçka tjetër (FOTO)


Françeska Jaçe, një nga vajzat më të bukura shqiptare, dikur pjesë e “Big Brother”, ndërsa sot e angazhuar me biznesin e saj nuk i kursen fotot seksi në “Instagram”-in e saj.

Dje, ajo postoi foto mjaft sensuale në krevat me të brendshme të bardha. Padyshim komentet ishin të shumta, si në të gjitha rastet kur Françeska poston foto, ku nxjerr në pah hiret e saj femërore.

Postimi që shoqërohet me foton që kemi pubikuar, tërhiqte vemendjen për kontaktin me sytë si forma më e lartë e intimitetit njerëzor. Mirëpo, duket se në këtë foto kjo frazë nuk ngjiti.

Komentuesit, sidomos ata meshkuj, shkruanin se në këtë foto, kontakti me sytë është gjëja e fundit që i japin rëndësi. Vëmendja e tyre ishte te gjoksi dhe fundshpina, të cilat Françeska i kishte zbuluar mjaftueshëm.

Françeska tashmë ka hapur një agjenci turistike, duke e kanalizuar gjithë popullaritetin e saj në benefite për biznesin.

Përsa i përket ndërhyrjeve estetike, për të cilat është përfolur gjithmonë, Françeska ka pranuar vetëm ndërhyrjen në hundë dhe në fakt mund të jetë e besueshme, pasi Françeska ka qenë gjithmonë një vajzë shumë e bukur.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al