9 Tetor, 2021

Po krijohet çifti i parë në “Big Brother VIP”? Fifi dhe Granit Cana shfaqen të shtrirë në një krevat në dhomën e gjumit duke…


Këngëtarja Fifi dhe ish-futbollisti Granit Cana duket se do të jenë çifti i parë i formuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të spektaklit, që të dy janë shkëputur nga pjesa tjetër e banorëve dhe kanë zgjedhur të qëndrojnë vetëm në dhomën e gjumit.

fifi granit cana (4)

Këngëtarja shkoi të qëndrojë në krevatin e Granitit, i cili shihet gjysmë i zhveshur, ndërkohë që Fifi është mbështetur sipër tij. Ata biseduan rreth ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur gjatë kësaj javë ne shtëpi, por nuk mund të mos vihej re afrimiteti mes tyre.

fifi granit cana (13)

Megjithatë, në klipin prezantues që u publikua natën kur artistja hyri në shtëpinë e madhe, Fifi tha se është e dashuruar.

Jam shumë sensitive nëse është dikush brenda që mundet me ma prek atë botën time të brendshme, por nuk mendoj kështu, sepse tashmë jam e dashuruar”,- ishin fjalët e saj.

fifi granit cana (11)

Ndërkohë, dy ditë më parë, këngëtarja rrëfeu edhe një histori nga jeta personale. Fifi zbuloi se nëna e ish të dashurit të parë të saj nuk e preferonte atë për dy arsye.

Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë ‘po më thotë nëna: ‘Zgjidh mua ose atë. ‘Pse? Sepse ajo është katunare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare, as katunare”.

fifi granit cana (10) fifi granit cana (2) fifi granit cana (5) fifi granit cana (3) fifi granit cana (8) fifi granit cana (7) granit cana6 granit cana8

fifi (11) fifi (2) fifi (6)

© Panoramaplus.al