Edicioni i dytë i “Prishtina Gastronomy Festival” ka bërë bashkë kryebashkiakuan e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Në fotot e publikuara në faqen zyrtare të festivalit shihet se e pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Në atmosferën që solli “Ansambli Tirana” dhe nën performancën e aristëve së nderuar Merita Halilit & Raif Hysenit, valleve dhe këngëve ju bashkangjitën edhe kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, ai i Tiranës Erion Veliaj me bashkëshorten dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.
Krytetari i komunës së Prishtinës dhe kryetari i bashkisë Tiranë mbajtën fjalimet e tyre në hapje të festivalit para të pranishmëve.
Erion Veliaj mes të tjerash dha edhe një porosi që në këtë festival njerzit që vijnë të krijojnë të paktën nga një shoqëri të re.
“Kur dëgjoj njerëz që thonë “ç’po na duhet ne arti dhe kultura, njerëzit kanë nevojë të tjera”, patjetër! Po a jeton njeriu veçse prej buke? Se nëse njeriu jeton veçse prej buke, unë dhe Përparimi do të ishim bukëpjekësit më të mëdhenj. Dhe të gjithë komunat do të kishin furra të mëdha buke. Por njerëzit jetojnë edhe me muzikë dhe me art dhe me kulturë e libra. Prishtina ka një ekip djem dhe vajza që kanë studiuar jashtë, kanë parë botë me sy, kanë mësuar si funksionon jeta moderne dhe janë kthyer këtu”– tha mes të tjerazh Erion Veliaj.


© Panoramaplus.al

