4 Gusht, 2022

FOTO+VIDEO/ E veshur e tëra me të bardha, Dua Lipa shfaqet plot stil në konferencën para “Sunny Hill”


Dua Lipa preferoi ta mbajë surpizë veshjen e saj për performancën që do të mbajë në “Sunny Hill” sonte, megjithatë ajo tërhoqi vëmendje përsëri me stilin e saj në konferencën për shtyp në Prishtinë.

Në konferencë, Dua Lipa u shfaq me shumë stil e veshur e tëra në të bardha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)


Ajo kishte veshur një fustan, të cilin e kishte kombinuar me një palë çizme të gjata të bardha. Ylli me famë botërore kishte zgjedhur një makeup të lehtë, ndërsa flokët i kishte lënë të drejta.

foto: Telegrafi.com

Në konferencën për media bashkë me babanë e saj Dukagjin Lipa dhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ajo tha se nuk mund ta zbulojë veshjen, por theksoi që do të jetë shumë speciale.

“Nuk mund të tregoj çfarë do të vesh. Është shumë speciale dhe është krijuar vetëm për performancën në Prishtinë. Është ndjesi shumë e mirë të performoj në Prishtinë, s’ka ndjenjë më të mirë. Mezi po pres me të ndjej emocionet para se të dalë në skenë”, tha ajo

© Panoramaplus.al