19 Qershor, 2020

FOTO+VIDEO/ A është kjo e ardhmja e ngrënies në restorante? Turqia prezanton idenë interesante


Koronavirusi ka ndryshuar jo vetëm mënyrën se si ne përshëndesim njëri-tjetrin, por edhe qëndrimin tonë në publik. E kur vjen puna për një darkë jashtë, nëse mendoni se distancimi fizik do të ishte i vështirë, restorantet në Turqi duket s e kanë gjetur zgjidhjen.

Ata kanë rrethuar secilën tavolinë me kupola të mëdha  plastike, për të siguruar distancimin social. Kjo mënyrë po bëhet mjaft popullore në Turqi, edhe si një mënyrë për të inkurajuar njerëzit të frekuentojnë restorantet pas izolimit.

29793764-8437795-image-a-17_1592513724889

Turqia, ku 4861 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, lehtësoi kufizimet e koronavirusit këtë muaj, duke bërë që restorantet të prezantojnë idenë e re për të rikthyer klientët.

29793928-8437795-image-a-19_1592513880084

Ajri i freskët pompohet në kupola të cilat dezinfektohen me rreze ultravjollcë midis ndërrimeve të klientëve.

Të jetë kjo e ardhmja e ngrënies në restorante?

© Panoramaplus.al