24 Gusht, 2020

FOTOT/ Vajza e bashkëshortit të Zaimina Vasjarit feston ditëlindjen, këngëtarja i organizon një super festë në shtëpi


Zaimina Vasjari gjithmonë ka treguar se ka një marrëdhënie të mirë me dy vajzat e bashkëshortit të saj, Klodian Asllanit.

Dhe këngëtarja e njohur i organizoi Kristel një super festë në 15 vjetorin e lindjes së saj.

Zaimina Vasjari organizoi festën në oborrin e shtëpisë së saj dhe ndau me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga ditëlindja.

Kristel dhe Jennifer janë dy vajzat e Klodian Asllanit nga një martesë e mëparshme.

Ndërkohë çifti kanë edhe një vajzë, Khloe e cila ka një marrëdhënie shumë të mirë me motrat e saj.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al