28 Korrik, 2020

FOTOT/ U “arratisën” me pushime, Oriola Marashi publikon pamjet duket u ledhatuar dhe përqafuar me Eros Grezën


Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë arratisur me pushime së bashku, ndërsa destinacionin kanë vendosur që të mos e zbulojnë.

Ndërsa shijojnë kohën së bashku, modelja ka ndarë momente intime me futbollistin.

Ajo publikoi pamje teksa ledhatonte dhe përqafonte Eros Grezdën, i cili ishte kthyer me kurriz nga kamera duke mos zbuluar fytyrën.

Gjithashtu çifti postuan në rrjetet e tyre sociale foto e video nga vende të përbashkëta, duke përforcuar dyshimet se janë bashkë.

Oriola Marashi dhe Eros Greza u raportuan se patën një krizë në çift për shkak të xhelozisë vetëm një muaj pasi shpallën fejesën.

Megjithatë duket se janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe po shijojnë momentet e dashurisë së bashku.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al