Debati gjatë mbrëmjes së “Prime’-it ku shkak u bë veshja pa reçipeta e disa prej banoreve të shtëpisë solli shumë reagime në publik.

Teksa Xhuli solli në vëmendje kritikën e Stresit ndaj saj, ku reperi i kishte thënë se ajo “vishet në mënyrë provokuese”.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Shota Baraliut e cila u shpreh se nuk është aspak etike veshja pa reçipeta dhe theksoi se kjo gjë i bën meshkujt të ndihen shumë në siklet.

“Ne jemi në mesin e kamerave 24 orë. Nuk po më pëlqen shumë herë veshja e brendshme e femrave, pa sytjena. Del para meje më tregon muhabet serioz dhe shihet komplet, unë nuk mund t’i kthej përgjigje. Nuk është etike. Nuk mundem që t’iu përzihem. Nuk po më duket mirë mua si femër. Duken aq keq, unë si femër ndihem keq. Imagjino meshkujt se si ndihen”- u shpreh ajo.
Mirëpo këngëtarja duket se ‘harroi’ që në fillimet e saj ajo është cilësuar si një nga femrat më provokuese në estradë.
Në rrjet qarkullojnë ende setet e saj fotografike ku ka pozuar ‘topless’.
Në lidhje me këtë, Shota u shpreh gjatë mbrëmjes se veshjet dhe ekspozimet e saj i tregon në skenë dhe jo para banorëve të shtëpisë.


