19 Qershor, 2020

FOTOT/ Rikthehen pozat e nxehta të Vildane Zenelit, e veshur me bikini modelja vë në plan të parë të pasmet bombastike


Vildane Zeneli është rikthyer me pozat e nxehta në rrjetet sociale.

Modelja shqiptare pozoi nga plazhi me bikini duke vënë në plan të parë të pasmet bombastike.

Vildane tërboi ndjekësit e saj me foton hot duke mos lënë vend për imagjinatën.

Ajo dukej shumë seksi dhe joshëse teksa shijonte rrezet e diellit e shtrirë në breg të detit.

Pak ditë më parë modelja foli edhe për jetën private, duke zbuluar se nuk është në një lidhje momentalisht.

“Jo nuk jam në një lidhje,”- tha ajo në një intervistë për “Prive”.

Vildane rrëfeu edhe periudhat më të vështira të jetës së saj kur e ëma u sëmur me kancer në gjoks ndërsa babai pati probleme me zemrën.

“Kam pasur disa periudha të vështira në jetë. Unë kam lindur në Prishtinë dhe kur isha e vogël përjetova luftën. Mami ka pasur kancer në gjoks dhe shpenzuar shumë kohë. Shkoja në shkollë dhe pas shkollës tek mami, mësoja në spital dhe flija aty. Në mëngjes shkoja ndërrohesha në shtëpi dhe më pas në shkollë. Ishte rutinë derisa mami mbaroi kimoterapitë.

Babai ka pas probleme në zemër. Ishte në spital 9 muaj rresht dhe mbahej në jetë me 24 aparate. Zemra i punonte 15% dhe mbas 9 muajve gjeti një donator. Ishte shumë fat dhe ndërroi zemrën. Operacioni  ishte i vështirë, 24 orë. Nuk e dinim nëse do të dilte i gjallë apo jo. E ka përballur dhe është i fortë,”– tregoi modelja.

Ndërsa zbuloi edhe personat që do më së shumti në jetë.

 “Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi,”- u shpreh ajo.

/Panoramaplus.al

          

© Panoramaplus.al