Kur të gjithë menduan se Kanye West hoqi dorë nga ‘bëmat’ e tij, disa pamje nga ditëlindja e reperit të cilat po qarkullojnë në rrjet i ka shokuar të gjithë.

Në fotot të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit, tregon një grua të zhveshur e cila është e mbuluar me sushi. Kjo është një praktikë japoneze e servirjes së ushqimit në trupat e zhveshur të grave, e cila njihet si Nyotaimori dhe është ndaluar në disa vende, duke e etiketuar atë si seksiste dhe poshtëruese.
Kanye’s birthday party last night ? pic.twitter.com/ns95MopTFG
— RapTV (@Rap) June 11, 2023
Megjithatë, praktika e përgjithshme nuk është pritur mirë nga të gjithë. Kina e ndaloi krejtësisht nyotaimori . Të tjerë mendojnë se është degraduese, mizogjene dhe thjesht e pashëndetshme (për arsye të dukshme).
Kanye had naked sushi at his birthday party and everybody showed up pic.twitter.com/uS4d2QJHaQ
— Ahmed/The Ears/IG: BigBizTheGod ?? (@big_business_) June 11, 2023
Sakaq në foto mund të shihet se rreth gruas së zhveshur përveç sushit janë vendosur dhe disa qirinj.
Partnerja e Ye, Bianca Censori, ishte gjithashtu e pranishme në festë. Madje ajo u pa duke hyrë dorë për dore me North West, vajzën me të ciln reperi e ndan me ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian.

© Panoramaplus.al

