20 Gusht, 2022

FOTOT/ Nis numërimi mbrapsht për dasmën e vitit! Siguri maksimale në vendin ku do të zhvillohet ceremonia e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, policia njofton se…


Ndërsa Ben Affleck dhe Jennifer Lopez po përgatiten realizojnë dasmën krah miqve të tyre më të afërt dhe familjarët në zonat rurale të Gjeorgjias, janë shtuar masat e sigurisë në pronën e aktorit.

Çifti i famshëm do të zhvillojë ceremoninë e dytë të martesës me të miqtë sot (20 gusht) në pronën e Affleck në Riceboro, një muaj pasi ata u martuan fshehurazi në një cermoni të vogël në Las Vegas.  Porta të mëdha sigurie janë instaluan në fund të rrugës deri në pronën e Affleck, ku do të zhvillohet dasma.

Sot një makinë policie ka ndaluar në hyrje, ndërsa rojet janë shpërndarë dhe të pranishmëve iu janë dhënë shiritat e duarve. Madje emrat e tyre janë kontrolluar dy herë në listën e ‘Master Production’.

DailyMail.com ka mësuar se është siguruar një leje eksplozivi për shtëpinë e stilit e Affleck specifikisht në epiqendrën e saj, me sa duket për fishekzjarre si pjesë e ceremonisë. Pilotët në zonë janë paralajmëruar për të mos fuluturuar në lartësi të ulët brenda një rrezeje prej tre miljesh nga shtëpia.

Ndërkohë, lumi mbi të cilin mbështetet prona po patrullohet nga varkat e sigurisë.  Dasma do të jetë një festë mdhështore që përfshin muaj përgatitje, duke përfshirë instalimin e dyshemeve të vallëzimit dhe transportin e qelqeve dhe mobiljeve.

Dasma vjen një muaj pasi çifti u martua ligjërisht në një ceremoni të vogël në Las Vegas, e cila u mbajt e fshehtë edhe nga familjet dhe miqtë. Tani ata do ta festojnë ribashkimin në një listë më të madh me njerëzit e dashur.

Miqtë e famshëm të Ben dhe Jen, përfshirë Matt Damon, gjithashtu kanë filluar të mbërrijnë në Georgia.

Vila e Benit në Georgia, e cila supozohej të shërbente si vend dasme 20 vjet më parë kur ai dhe J Lo u fejuan për herë të parë, ka gjithashtu një çadër të madhe në tokë dhe një korridor të gjatë ku nusja e tij mund të ecë.

© Panoramaplus.al