18 Dhjetor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Yllka Mujo sfidon edhe moshat e reja, si duket aktorja në të përditshmen e saj


Yllka Mujo, aktorja e njohur e kinematografisë shqiptare, një nga emrat më të pëlqyer e publikut shqiptar.

yllka mujo

Paparazzi ynë ka mundur ta fotografojë në një ditë të përditshme. Ashtu siç duket vitet kalojnë, por për Yllkën kanë mbetur në vend. Gjithmonë sharmante zonja e ekraneve shqiptare tregon se ende mbetet një nga gratë më sharmante dhe më të adhuruara në vendin tone.

Aktorja e njohur ka zgjedhur të vesh me ngjyrë toke. Fustani nën gju i nxjerr në pah linjat që gëzon. Ajo ende vazhdon të jetë e angazhuar me projektet e saj kinematografike, nga ana tjetër është dhe një gjyshe e devotshme që mban Geraldinën e vogël.

yllka mujo2

Shpeshherë Elia ka folur për faktin sesa e ndihmon mamaja e saj në këto angazhime. Shpesh në media është folur edhe raportin e mirë që aktorja ka me ish-bashkëshortin e saj. Aktorja e njohur Yllka Mujo dhe Gjergj Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre që në vitet ‘90.

Dhe pse të ndarë, ish-çifti kanë ruajtur përherë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe fëmijët e tyre, Amos dhe Elia Zaharia. Edhe sot e kësaj dite, dyshja shfaqen në çdo eveniment së bashku si një familje.

Si Yllka, ashtu dhe Gjergji, i gjenden pranë njëri-tjetrit edhe në ditët e tyre më të veçanta. Ky i fundit pak kohë më parë ka festuar 70-vjetorin e tij pranë ish-bashkëshortes dhe fëmijëve të tyre. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet një foto-albumi që ka postuar në “Facebook”-un e tij ku krahas tyre shkruan: “70 vjet me zemrën plot”.

yllka mujo1

Të jesh personazh publik të ofron mjaft gjëra pozitive, por ka edhe kosto. Një prej tyre është se nuk mund të ecësh në rrugë pa rënë në sy, ose mund të biesh pre e paparazzit.

Kjo i ka ndodhur Yllka Mujos, aktores sonë të famshme, që e fotografuar nga paparazzi ynë në të përditshmen e saj, tregon edhe njëherë pse mbetet ndër imazhet më të dashura.

© Panoramaplus.al