Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Financave, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”- un që ajo zgjedh.

Thuajse në çdo dalje të sajën, zgjedh kombinimin e së zezës me ngjyra të tjera të mbyllura, duke u radhitur te politikanet klasike. Gjithnjë me grim minimal, e veshur me ngjyra të errëta, taka të ulëta, duket se Ibrahimaj ka përcaktuar kështu staturën e saj si politikane edhe në “look”.

Por duket se ardhja e verës, ka bërë që edhe ministrja e Financave, të heqë dorë nga kjo “uniformë”. Delina Ibrahimaj u shfaq këtë të enjte në Parlament me një xhaketë të bardhë dhe flokë të lëshuara.

Një pamje kjo duhet thënë e rrallë për figurën e saj, duke qenë se zgjedhjet që kemi parë deri më sot nga ajo kanë qenë totalisht të ndryshme.


