4 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Të gjithë e presin ta shohin çift, Beniada shkon në evente me të vëllanë


Beniada Nishani mbetet padyshim një nga banoret më të pëlqyera nga publiku gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë së “BBVIP” ku arriti të shkojë edhe deri në finale, por jo vetëm. Tashmë ajo i ka hyrë botës së televizionit, ku është e angazhuar me disa projekte të reja.

Së fundmi, atë e gjejmë në jurinë e “He/She’s on Top”, ndërsa vijon të jetë moderatore në emisionin “Procesi Sportiv” krah Edi Manushit. Por ashtu si për çdo personazh tjetër të njohur, interesi i publikut për jetën e saj private mbetet i madh. Duket se Beniada pati shumë fat në karrierë, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për jetën private.

Në daljet e saj publike dhe në evente, modelja seksi nuk shoqërohet nga një partner, por nga vëlla i saj Albano. Paparaci i “Panorama Plus” ka fotografuar Beniadën në një event të zhvilluar në Tiranë, ku ndryshe nga shumica e grave që morën pjesë, vihet re që modelja nuk është e shoqëruar një partner, por nga vëllai i saj, Albano Nishani.

 

Së fundmi, ajo është prononcuar mbi jetën private dhe projektet e saj në një intervistë të shkurtër për “T7”. Modelja u shpreh se ndihet shumë mirë dhe po punon fort në emisionet ku bën pjesë.

“Po i marr gjërat avash-avash, po punoj shumë. Jam shumë e lumtur se mbas ‘Big Brotherit’ ka qenë një super surprizë për mua. Po punoj, jam në ‘She’s on Top’ dhe te ‘Procesi’ dhe gjërat po shkojnë mirë”, është shprehur Beniada.

Teksa për jetën profesionale është shumë e entuziazmuar të flasë, te jeta private situata ndryshon.

“Nuk e di unë e shkreta ça po më bën vaki”, tregon ajo duke qeshur. Ndërsa, kur u pyet nëse është në një lidhje, ajo ngurroi të bëjë një deklaratë. Në këtë moment, gazetari e ngacmon duke i thënë nëse do donte një djalë si ai nga Kosova dhe modelja nuk mendohet dy herë t’i japë një përgjigje. “Patjetër, unë vdes për kosovarët”, u përgjigj ish-banorja e BBV.

Gjatë qëndrimit në “Big Brother Vip”, ajo dhe këngëtari Ardit Çuni kanë pasur shumë afrimitet, madje u përfol se mes tyre mund të lindë edhe një romancë. Këngëtari shprehu pas daljes nga formati se po pret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e tyre, megjithatë, modelja i mohoi zërat se mund të lindë diçka mes tyre, duke thënë se Ardit Çunin e ka vetëm shok.

Por dy ish-banorët e “Big Brother VIP” janë shfaqur pas daljes nën shoqërinë e njëritjetrit dhe mikeshës së modeles, duke mos ngurruar të ndanin pamjet edhe në rrjetet sociale. Fillimisht ata kanë drekuar dhe më pas janë zhvendosur në shtëpinë e Beniadës. Kështu, ata ndezën përsëri dyshime për marrëdhënien e tyre, megjithatë duket se e gjitha ka mbetur thjesht shoqëri.

Modelja shqiptare prej shumë vitesh ka qenë në një lidhje me Mattia de Sciglio, futbollisti i Juventusit dhe ish-kapiteni i Milanit, pikërisht kur ky luante te kuqezinjtë. Në rrëfimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother”, Beniada u shpreh se ishte ajo që i kishte dhënë fund kësaj lidhjeje me bindjen se ai ende e donte dhe e ndiqte.

“Kam qenë e lidhur me të për 7 vite dhe pikërisht kur po bëja gati fustanin, vitin e fundit, nuk ndieja më dhe ndaj vendosa të ndahem. Jam e sigurt që ai po më ndjek ende dhe më do ende…”, ishte kjo deklarata e Beniada Nishanit brenda “Big Brother VIP”, që riktheu edhe njëherë në vëmendje një histori rozë të famshme në Itali.

Por në fakt jeta e futbollistit ka vijuar dhe duket se historia me Beniadën i përket së shkuarës dhe ndryshe nga modelja, ai tashmë ka gjetur dashurinë. Konfliktet mes tij dhe modeles shqiptare kanë nisur shumë përpara se të flitej për një dasmë. Nga miqtë e afërt të finalistes së “Big Brother” është bërë me dije se stili i jetesës së futbollistit, fama dhe largësia për shkak të lojës kanë çuar edhe në shkëputjen e një dysheje, që kanë pasur shpeshherë uljengritjet e veta. Beniada dhe futbollisti i famshëm kishin edhe një diferencë të vogël në moshë, pasi modelja ishte pak vite më e madhe se ai.

Ndonëse Mattia de Sciglio është një emër shumë i njohur në Itali, historia e tij me Beniadën nuk është pasqyruar kurrë në mediat italiane, duke e konsideruar këtë histori si kalimtare dhe jo një histori që do t’i çonte drejt altarit. Ndonëse modelja ka tentuar famën në Itali, sa me pozat nudo, aq edhe me këtë histori rozë me një personazh të famshëm, mediat thuajse asnjëherë nuk kanë pasqyruar detaje nga jeta e kësaj dysheje.

Fotot e tyre të para së bashku qarkulluan vetëm “online”, pasi Beniada mori famë nga “Big Brother”. Nuk dihet nëse njohja e çiftit është bërë në kohën kur ai dhe finalistja e “Big Brother” ishin në krizë, apo i kishin dhënë fund kësaj lidhjeje. Mediat italiane kanë bërë me dije se ata janë së bashku që nga viti 2014, duke folur për një dashuri të madhe mes të dyve. Në mediat sportive, por edhe ato rozë, çdo dalje e partneres së tij konsiderohet një lajm, duke vlerësuar lidhjen e tyre.

© Panoramaplus.al