17 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Rozë dhe shumë rrudha për Evis Kushin


Nëse do të na duhet ta identifikojmë me një stil, pa dyshim mund të themi që ministrja e Arsimit është ndër zyrtaret më ‘chic’. Gjithnjë e kombinuar dhe serioze, Evis Kushi ia ka dalë të shfaqet gjithnjë me stil.

Këtë duket se ka dalë disi nga kornizat, ku ka zgjedhur një rozë pastel për kostumin e saj veror. Një ngjyrë dhe një model që është në pikun e sezonit, por duket se materiali lino e ka tradhtuar pak ministren. Duke qenë se është një material i lirshëm, pas disa orëve qëndrim ulur, Evis Kushi është fotografuar e rrudhosur.

Natyrisht që kjo është një pozë sporadike, duke mos e prishur traditën e veshjeve gjithnjë të rregullta për të.

© Panoramaplus.al