4 Shtator, 2022

Fotot nga paparazzi/ Pas lajmeve për martesën në Las Vegas, Anxhela Peristeri shfaqet sërish vetëm! Artistja refuzon të bëjë publike historinë e gjatë të dashurisë


Prej vitesh e kemi parë vetëm, duke u renditur te personazhet ‘beqare’ të përjetshme. Flasim për Anxhela Peristerin, që duket se jetën e saj private e ka të shenjtë dhe nuk zgjedh ta publikojë kurrë partnerin. Vetëm pak kohë më parë u përfol se artistja i kishte dhënë fund beqarisë në Las Vegas pas një historie të gjatë dashurie. Por në daljet e saj publike, këngëtarja vijon të shfaqet e vetme edhe në aktivitete të ndryshme.

E fundit ka qenë protesta e zhvilluar në Tiranë, ku Anxhela ka qenë së bashku me miqtë e saj, duke protestuar në qendër të Tiranës. E veshur sport, ajo duket në një formë perfekte fizike, ku dhe ka humbur disa kilogramë. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në ekran, në të përditshmen e saj ajo zgjedh të rrijë komode me tuta sporti dhe atlete.

Ndonëse vitet kalojnë dhe mediat vijojnë të flasin për një histori të zjarrtë dashurie, Anxhela vijon të shfaqet e vetme. Anxhela Peristeri e ka mbajtur gjithmonë sekret jetën e saj private, ndonëse muaj më parë ajo konfirmoi lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj.

Pak kohë më parë u përfol se Anxhela shumë shpejt do të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë. Burime për “Prive”, kanë bërë me dije se Peristeri me të dashurin e saj do t’i thonë PO njëri-tjetrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, specifikisht në Las Vegas. Anxhela kohët e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto nga Las Vegasi, duke përforcuar kështu hipotezat se ajo ndodhet atje për ceremoninë e saj të martesës.

Por në një komunikim me “Panorama Plus”, artistja mohoi lajmin e martesës, duke u shprehur se në Las Vegas ishte për punë dhe jo për t’u martuar. E pyetur rreth kësaj, Anxhela u shpreh se është pak supersticioze dhe se privatësia i ka sjellë të mira. Mes të tjerash, pranoi se nuk ka ardhur ende koha të bëhet nënë, por e imagjinon veten nënë të rreptë. “Për femrat në karrierë është e vështirë të vijë ora biologjike, por duhet të vijë në një moment. E mendoj veten si mami posesive se bëhem merak shumë për çdo gjë. Do isha shumë e rreptë dhe posesive”- tha ajo.

Këngëtarja ka deklaruar se partneri i saj nuk është pjesë e showbizz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh. “Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë”, tha këngëtarja duke dashur ta mbyllë këtë temë, për të cilën është ngacmuar gjithmonë.

E ngacmuar se ajo është një nga këngëtaret shqiptare më të pasura, Anxhela tha se do e konsideronte veten të pasur nëse nuk do kishte kredi. E komentuar shpesh edhe për moshën, këngëtarja shpesh ka replikuar me komentuesit. “Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë, jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!”, shkruante Anxhela, mirëpo përsëri shumë fansa nuk e besuan dhe njëra prej tyre i ka shkruar mesazh Anxhelës duke i thënë se ajo i ka prekur të 40-at.

“Në qoftë se je 33 vjeçe i bie të kesh lindur në 1986. Por ti ke luajtur në filmin ‘Vetmi’ të vitit 1990 me Reshat Arbanën dhe aty ke qenë thjesht një figurante. Dhe jo nuk ke qenë 4 vjeç, maksimumi 18 ose më pak. Le të themi 15. Në llogari si bie të jesh 33 vjeçe, i bie ti kesh prek 40 me kohë. Mjaft gënjeve veten dhe publikun që të dëgjon e shikon!”, i ka shkruan ajo. Ndërkohë, Anxhela e çuditur e ka publikuar këtë mesazh dhe pranë tij ka shkruar: “Kush tjetër më ka parë në film me Reshat Arbanën? Sepse unë nuk mbaj mend as veten në 1990”, përfundon këngëtarja.

© Panoramaplus.al