4 Shtator, 2023

Fotot nga paparazzi/ Pas angazhimit në filmin e tij me Bora Zemanin, Donald Veshaj gjen kohë të bëjë edhe… Imazhet e aktorit në ish-Bllok


Ditë të ngarkuara për Donald Veshajn. Pasi shijoi disa ditë pushimesh me familjen dhe partneren e tij, tashmë i është rikthyer punës.

donald veshaj56

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Krahas angazhimit që ai dhe Bora kanë me filmin e tyre, që sapo ka nisur xhirimet, aktori ka edhe një biznes që i merr kohën më të madhe.

Mes gjithë angazhimeve, ai ka gjetur kohë edhe për t’u përqëndruar tek studion e arkitekturës që ka në zonën e Bllokut paparaci ynë ka mundur të fotografojë në një ditë të zakonshme, ku duket teksa sapo ka dalë nga ambientet e zyrës së tij. I veshur me bardhë e zi, edhe këtë herë, Donaldi nuk e ka hequr kapelen dhe syzet e diellit.

donald veshaj2

Ndërkohë pak ditë më parë, aktori festoi ditëlindjen e tij të 28-të. Bora Zemani është kujdesur ta urojë edhe publikisht partnerin me një urim të shkurtër, por shumë të ndjerë, duke thënë shumë, vetëm me një fjali.

donald veshaj3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Unë e di që ti je gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm me Romeo Veshaj, por ti e di që do jesh gjithmonë bashkë dhe asnjëherë vetëm, me mua! Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar moderatorja.

Bora ka ndarë edhe disa foto të të dyve bashkë dhe në “Story” ka ndarë një video të Donaldit dhe Romeos, duke uruar njëri-tjetrin me një përqafim në orën 00:00.

donald veshaj1donald veshajdonald veshaj4

© Panoramaplus.al