16 Tetor, 2023

Fotot nga paparazzi/ Jozefina Topalli, larg pamjes së politikanes, por ruan ende sharmin dhe linjat


Për shumë vite me radhë, ajo ka qenë ndër zonjat më me ndikim në politikën shqiptare. Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ndonëse nuk është më pjesë e strukturave të larta të partisë, gjithmonë është pjesëmarrëse në debate dhe çështje të ndryshme të Partisë Demokratike.

jozefina topalli 1

Por me largimin nga postet e larta, për zonjën e PD-së, është dhe një moment i mirë për të ardhur disi më e relaksuar në “look”-un e saj. Kujtojmë se për vite më radhë, Topalli ka zgjedhur një “look” formal, duke preferuar xhaketat serioze dhe fundet pak në gju. Por tashmë, që nuk është më në Parlament, në të përditshmen e saj ia lejon vetes pak më shumë komoditet. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në të përditshmen e saj, teksa është duke përshkruar rrugën së bashku me një mikeshë.

Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga paparaci ynë, Topalli kishte zgjedhur të vishte një fund të gjatë deri në fund të këmbëve, dhe një “T-shirt” të zezë. Natyrisht, tashmë që ecjet e saj janë për të mbyllur angazhimet e ditës, apo për të pirë një kafe me mikeshat, ish-deputetja zgjedh taka më të ulëta, duke qenë edhe më komode në këtë shëtitje. Duhet thënë se pavarësisht viteve, Jozefina vijon të ruajë linja të mira dhe sharmin. Gjithnjë e rezervuar për jetën private, të rralla kanë qenë rastet kur ajo ka folur për familjen.

jozefina topali 2

Muajt e fundit, historia e vajzës së saj me Luiz Ejllin u vu sërish në qendër të vëmendjes, ndonëse kjo një histori e mbyllur prej vitesh. Ndërkohë që në daljet e rralla për mediat, Jozefina ka folur për emocionet e të qenurit gjyshe. “Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”, është shprehur Jozefina./PanoramaPlus.al

jozefina topalli 3

© Panoramaplus.al