Nuk kishte sesi të mungonte në këtë festë edhe Kryeministri me zonjën e tij, Linda. Ashtu si pritej, çifti ka qëndruar gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk i kanë kursyer përqafimet. Të shumtë ishin momente kur Kryeministri i hidhte dorën në krah bashkëshortes së tij.

Nga ana tjetër, çifti u shfaq shumë i afërt, duke folur edhe shpeshherë me të tjerët, por duke vijuar të qëndrojnë të përqafuar. Rama kishte zgjedhur të mbante veshur xhaketën ngjyrë rozë, që kishte edhe në aktivitetin e paradites. Nga ana tjetër, Linda u shfaq serioze, e veshur totalisht me të zeza. Një mbrëmje festive ka bërë që edhe Rama mos t’i ndal përqafimet. Shumë i afërt është shfaqur edhe me ambasadoren Yuri Kim.

Pas disa bisedave të afërta që ajo ka pasur me Ramën, është kapur edhe ky moment, ndoshta i vetmi që mund të shohim ndonjëherë nga dy personazhe të këtij profili të lartë. Kryeministri Rama ka përqafuar ambasadoren e SHBA-së, duke treguar një afërsi që flet më shumë sesa marrëdhënie institucionale. Si dy miq të mirë, ata kanë shijuar festën dhe atmosferën e krijuar.

Por edhe këtë herë, si në festën e Partisë Socialiste, pranë Ramës ishte edhe vajza e ministres Manastirliu. Edhe këtë herë, Kryeministri e ka marrë pranë vetes vajzën adoleshente, duke e prezantuar edhe me bashkëshorten e tij. Ashtu si shihet edhe nga fotot, të tre kanë shijuar shfaqjen në rreshtin e parë.


