31 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Edi Rama lë pas Lindën


Natyrisht që nuk kishte sesi të mungonte në një event kaq të rëndësishëm edhe Kryeministri me zonjën e tij. Rama kishte zgjedhur kostumin e tij klasik, ngjyrë bezhë për të veshur në ceremoninë e marrjes së detyrës së Presidentit të ri.

Nga ana tjetër zonja e tij, Linda Rama, kishte zgjedhur një fustan klasik të kuq, që binte në sy. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë çiftin kryeministror, teksa zbresin nga makina për t’iu drejtuar vendeve të tyre. Por ashtu si shihet, Kryeministri nxiton hapat, duke lënë disa hapa pas bashkëshorten e tij. Edhe në fotot e dytë, Rama duket sërish një hap para Lindës, e cila nxiton ta arrijë.

Megjithatë, kjo është vetëm një fragment mes tyre, pasi më pas, ashtu si edhe u pa nga ekranet. Linda dhe Edi hyjnë në Presidencë krah për krahu, duke dal kështu edhe jashtë barrierave zyrtare të këtij aktiviteti

© Panoramaplus.al