10 Shtator, 2023

Fotot nga paparazzi/ Arjon Muça larg veshjes formale, moderatori shfaqet sportiv në publik duke nxjerr në pah trupin e palestruar


Prej vitesh, Arjoni mbetet ndër meshkujt më të pëlqyer në vendin tonë. Të gjithë e kujtojmë pjesëmarrjen e tij në “Big Brother 2”, dhe që atëherë karriera e tij në televizion vetëm është rritur.

Aktualisht, ai është moderator në një format të përditshëm, ku në thelb janë temat aktuale e sociale. Por, teksa për shkak të postit të tij në televizion, i duhet të jetë formal në veshje, në të përditshmen e tij, krejt ndryshe është moderator. Paparaci ynë e ka fotografuar në Bllok, ku më shumë se një veshje e zakonshme, duket si një veshje palestre. Gjithnjë në formë të mirë, dhe me muskuj, Arjoni nuk e ka aspak problem të dalë me kanatiere dhe pantallona të shkurtra, duke na treguar format perfekte që ka.

Jemi të sigurta që rrugës ka pasur shumë sy femëror që e kanë shoqëruar përgjatë kësaj shëtitjeje të tij. Arjoni është përfolur shpesh për lidhjet e tij, por vetë gazetari, kohët e fundit ka zgjedhur të jetë më diskret. Vetëm pak kohë më parë, ai zbuloi detaje nga lidhja e tij. Arjoni ka treguar se me të dashurën takohet një herë në muaj duke qenë se ajo jeton jashtë dhe gjatë kohës që janë larg flasin me anë të rrjeteve sociale. Moderatori tregoi se e dashura e tij vazhdon shkollën dhe nuk dëshiron që t’ja ndërpresë rrugëtimin prandaj e ka menduar që të shkojë të jetojë atje në të ardhmen.

Arjoni ka treguar gjithashtu arsyen përse nuk publikon asnjëherë foto me të dashurën e tij. “Kanë qarkulluan disa foto në internet, por pasi t’i e vendos gishtin në prizë dhe të zë korenti atëherë e kupton çfarë është privatësia. Isha më i vogël dhe mendoja që do ta ndaj nuk ka ndonjë problem. Por, kur ndan të mirat harron që në një moment do të ndash edhe të këqijat. Kur digjesh, mëson se ajo lidhje të përket ty. Gjithsesi, unë dal më të në rrugë dhe është diçka publike dhe në ‘Instagram’- in e saj jam shumë prezent”, shprehej ai.

© Panoramaplus.al