11 Dhjetor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Andia Ulliri këtë herë pa koleget, veç me çadrën dhe telefonin


Andia Ulliri është deputetja më e re e Parlamentit tonë. Vetëm 22 vjeç, ajo është në mandatin e saj të parë dhe duhet thënë se është një imazh shumë interesant për mediat. Gjithnjë e tërhequr dhe e kursyer në daljet publike, deputetja ka spikatur për stilin e saj. Këtë herë paparaci ynë e ka fotografuar të vetme, teksa mban në duar çadrën.

Nga ana tjetër, Andia vijon telefonatën, e pashqetësuar në këtë ditë me shi në Tiranë. Duhet thënë se shpesh e shohim të veshur me të errëta, duke zgjedhur kështu të vijë me një stil formal, por që e rrit disi në moshë. Shpesh është përfolur edhe për faktin se ajo zgjedh gjithnjë të vijë e kuruar dhe e veshur me shumë stil. Vetë deputetja ka folur rreth këtij fakti, duke thënë se mbi gjithçka e ka trashëgimi nga gjyshja faktin që të jetë gjithmonë e kuruar. “E kam të trashëguar nga gjyshja ime, ajo gjithmonë ka pëlqyer që të jetë sa më e kuruar, dhe mundohem shumë që të jem sa më e kuruar dhe sa më serioze në të gjithë pamjen time, por më shumta janë trajtimet që bën çdo vajzë si thonjtë, flokët dhe ato më hanë më shumë kohë se të tjerat”, tregoi deputetja.

E pyetur nga moderatorja Çenkuela Hasa nëse ka ndjerë paragjykime për moshën e saj, Andia Ulliri u përgjigj duke zbuluar se si po shkon ushtrimi mandatit të saj. “Ka pasur një qasje pozitive ndaj të rinjve. Shumë deputetë të tjerë nuk janë të rinj në moshë, por janë të rinj në mandat dhe kam gjetur vendin tim mes tyre. Paragjykimi është evidentuar, ka pasur momente që shikoja dyshime.

Nuk ka një target grup të caktuar kur bëhet fjalë për paragjykimet, vjen nga një kulturë e hershme me pjesën e dyshimit, e cila shfaqet edhe te politika. Politika shoqërohet me prapaskena, ndonjëherë njerëzit i mendojnë që janë ose supozojnë. Por më shumë kam vënë re që sado jam përballur me një fije paragjykimi tregoi dhe rezultati që njerëzit i besojnë shumë të rinjve”, u shpreh deputetja Andia Ulliri. Ky është mandati i saj i parë, ku përfaqëson edhe zonën e Krujës. Duket se ndonëse e re në moshë dhe pa shumë eksperiencë, ajo është mirëpritur nga kolegët.

© Panoramaplus.al