30 Tetor, 2022

Fotot nga paparaci/ Olta Xhaçka, si nuk e kemi parë kurrë më parë. Ministrja me vajzat dhe bashkëshortin për “shopping”


Fotografitë më të shpeshta prej Olta Xhaçkës na vijnë nga salla e Parlamentit, apo gjatë takimeve zyrtare ku merr pjesë. Por veç kësaj, ministrja e Jashtme, ka edhe të tjera detyrë. Këtë herë ne ju sjellim tablonë e jetës si bashkëshorte dhe nënë të Xhaçkës. Fotot sjellin ministren ku së bashku me bashkëshortin, Artan Gaçi dhe dy vajzat e tyre janë, duke bërë disa blerje për dy vajzat e tyre të vogla.

Tashmë që ka “zhveshur” kostumin e politikanes, Olta i dedikon kohë vajzave të saj, duke i plotësuar dëshirat që ato kanë në supermarketin dedikuar lodrave për fëmijë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ministrja i shkon nga pas teksa e bija shkon për të parë aksesorë. Nga ana tjetër, edhe bashkëshorti i saj shfaqet i angazhuar me dy vajzat e tyre, duke i shoqëruar ato hap pas hapi.

Pas orarit të saj të punës, Xhaçka duket se ka gjetur kohën për t’i plotësuar dëshirat edhe dy vogëlusheve, duke i dedikuar atyre të gjithë kohën. E veshur me pantallona të zeza, taka të ulëta dhe një bluzë të kuqe, ajo mbante në krah çantën me motive popullore që e përdor edhe në daljet e saj politike. Pa frikë mund ta quajmë si ndër personazhet më hermetike sa i përket jetës private. Olta Xhaçka ka preferuar që figurën e saj ta përqendrojë vetëm në përmbajtjen politike, duke zgjedhur që ta mbajë larg familjen nga mediat.

Pak kohë më parë, ajo në një nga daljet e saj të rralla televizive, ndau disa detaje nga roli i saj si nënë. Xhaçka ka rrëfyer se ajo përpiqet t’i mësojë vajzave të saj dy prej virtyteve më të rëndësishme sipas saj siç janë besimi dhe guximi. Ministrja rrëfeu sesi të qenurit nënë e dy vajzave e ka pasuruar në mënyrë të papërshkrueshme dhe se dashuria për vogëlushet është e pashtershme.

Politikania e majtë ndau me publikun edhe përjetimin e saj të mëmësisë duke rrëfyer se si me vajzën e parë i doli situata jashtë kontrollit. “Nëse më përpara kur shikoja nëna me fëmijë, kur në një mënyrë apo tjetër gjykoja bëri mirë, s’e bëri mirë, unë do ta kisha bërë ndryshe, sidomos me vajzën e parë situata më doli jashtë kontrollit në kuptimin që u ndjeva fëmijë dhe unë vazhdoj ende sot sikur po rritem dhe shumë gjëra i mësoj rrugës. Nuk di të them nëse kam një model tipik, por mundohem shumë që vajzën ta edukoj të jetë vetvetja, të guxojë, të besojë edhe të jetë ajo që do të jetë, brenda kontureve të disiplinimit siç e bën çdo prind, siç e bën çdo nënë. Të pasurit të dyja vajzave më ka pasuruar në një mënyrë që nuk di ta përshkruaj. Më ka mësuar se cilat janë përmasat e zemrës sime dhe që dashuria për to qenka e pashtershme, e pafundme. Duhet të bëhesh nënë për ta kuptuar dimensionin e këtij realizimi”, do të rrëfente ministrja e ftuar në studio.

© Panoramaplus.al