30 Tetor, 2022

Fotot nga paparaci/ Monika Kryemadhi “rikthen” modën e kamuflazhit


Nëse do të na duhej t’i bënim një përmbledhje stilit të saj, mund të themi se Monika Kryemadhi ka bërë një revolucion në veshje, duke u shndërruar te personazhet e veshur më mirë.

Deputetja e Partisë së Lirisë, vjen gjithnjë brenda kornizave si deputete, por duke ruajtur pjesën “trendy”. Por ndryshe duket Kryemadhi, kur e ndeshim në të përditshmen e saj. Fotografi ynë ka mundur ta fotografojë zonjën në zemër të Bllokut, duke biseduar me mikeshën e saj. E veshur me pantallona në ngjyrë jeshile të mbyllur dhe me të sheshta, ajo kishte zgjedhur një bluzë me motive ushtarake.

Një trend ky që kohët e fundit po përhapet në botë nga VIP-at ndërkombëtarë. E duket se për vendin tonë do të jetë pikërisht Monika Kryemadhi ajo që do të rikthejë edhe një herë në modë stilin e kamuflazhit. I gjithë portreti i saj duke sa me stil aq edhe të jep idenë e një zonjushe që i shkon shumë veshja e përzgjedhur.

 

© Panoramaplus.al