Premiera e filmit të Eduart Grishajt ka bërë bashkë disa nga emrat më të spikatur të “showbizz”-it shqiptar. E natyrisht që nuk kishin sesi të mungonin edhe disa nga ish-banorët e “Big Brother”. Paparaci ynë ka ndjekur këtë aktivitet, duke na sjellë pamjet e Einxhel dhe Dj Dagz. Ashtu si tashmë e dimë, moderatorja është në pritje të ëmbël. Dhe këto foto tregojnë çiftin e dashur për publikun, në një dalje publike, pak para se të bëhen prindër. Ashtu si shihet, Einxhel ishte e veshur e gjitha me të zeza dhe duket qartazi nuri i shtatzënisë.

Nga ana tjetër, si një baba në pritje, ka në duar kokoshkat dhe ujin për t’i shërbyer kështu deri në fund partneres së tij. Çifti që shumë shpejt u shndërrua në të preferuarin e publikut, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, duke na sjellë copëza të kësaj historie dashurie. Ndonëse çifti ka qenë në një event me Beniadën dhe partnerin e saj, dyshet duket se nuk kanë pasur asnjë përshëndetje. Beniada Nishani ka reaguar së fundmi pas deklaratës së Einxhel Shkirës, ku kjo e fundit u shpreh se modelja ka lënduar atë dhe familjen e saj.

Teksa ishte e ftuar në “Wake Up”, ish-banorja u shpreh se ka tentuar të flasë me moderatoren, por nuk ka marrë një përgjigje. Sipas saj, ato duhet të flasin ballë për ballë dhe jo nëpër studio. Beniada theksoi gjithashtu se në daljet e saj kur është pyetur për Einxhel, është përpjekur gjithmonë të jetë e kujdesshme në fjalët që thotë. “Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njeri. E bukura është që personat mos të flasin me të tjerët për mua, por me mua. Mund të kem bërë gabime, por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme, sepse gjërat duhet t’i zgjidhim bashkë jo nëpër studio.

Nuk e kam uruar, se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot, do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të”, u shpreh Beniada. Kujtojmë se gjatë një “Live”-i të bërë nga Einxhel për fansat e saj, ajo ka folur në lidhje me krisjen e miqësisë mes saj dhe Beniadës. Moderatorja tregoi se mes tyre nuk ka pasur një debat ballë për ballë, por të dyja kanë evituar të flasin drejtpërdrejtë për situatën.

Sipas moderatores, ishin disa situate të cilat e zhgënjyen atë. “Mes nesh nuk ka pasur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë, unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje dhe aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të, këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte, unë në asnjë momente nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka sqaruar Einxhel.

Ish-banorja rrëfeu gjithashtu se pas mbarimit të “BBVIP” ajo u përball me një situatë aspak të këndshme me mamanë e Beniadës, e cila e ka ofenduar atë duke lënduar kështu dhe familjen e saj. Më tej ajo nuk i përjashtoi mundësitë për tu sqaruar në një të ardhme me modelen.

“Por, edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka pasur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të ‘Big Brother’, sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”, tha ajo.


