Pa tualet, krehje të sofistikuara dhe sidomos pa taka. Kjo është parajsa e përditshmërisë së zonjave dhe zonjushave, por që vendet e punës nuk iu a bëjnë gjithmonë të mundur. Për këtë arsye, sa herë munden ato heqin kostumet e punës dhe veshin rrobat e rehatshme.
Me një veshje të tillë e ka fotografuar paparazzi ynë deputeten demokrate Albana Vokshi. Ka preferuar ngjyrat e zezë dhe gri të cilat janë shumë të përshtashme për stinën e dimrit, por pa harruar xhinset dhe këpucët e sheshta me të cilat rrihet shumë rehat.
Por ama sa të vijë dita e Parlamentit, me siguri zonja Vokshi do t’i kthehet veshjeve të bukura, por jo aq komode sa këto. Kujtojmë që zonja Vokshi është pozicionuar pro Berishës në konfiktin e tij të fundit me Bashën.

© Panoramaplus.al

