Georgina Rodrigues është një ndër fanset më të zjarrta të partnerit të saj, futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo.

Bukuroshja është e pranishme në pothuajse çdo ndëeshje që zhvillon ekipi i futbollistit, Al Nassr.
Së fundmi ylli ka tërhequr vemendjen e mediave teksa përkrahi në stadium partnerin e saj në ndeshjen me Al-Duhail.

Në fotot e postuara në Instagram, Georgina ka vënë në pah format bombastike.

Ajo kishte veshur një palë xhinse dhe bluzën e Ronaldos, ndërsa e kombinoi veshjen me nje palë çizme të zeza.

Kujtojmë që Ronaldo dhe Georgina kanë dy fëmijë së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda, teksa futbollisti është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë të lindur nga dy nëna surrogate.


© Panoramaplus.al

