Aktori i njohur Leonardo DiCaprio së fundmi është fotografuar në momente intime me të dashurën e tij Vittoria Cerretti në një festë halloweeni në Los Angeles.

Teksa po përqafoheshin me njëri-tjetrin, në një moment modelja i futi duart 48-vjeçarit në pjesën e pasme të pantallonave të shkurtra dhe i kapi të pasmet atij, shkruan DailyMail.

Sipas një dëshmitari, dyshja ndalën veprimin menjëherë pasi e kuptuan se po vëzhgoheshin nga kamerat.

Leonardo ishte veshur me një bluzë të bardhë dhe një palë pantallona të zeza të gjera ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele.

Nga ana tjetër Ceretti kishte veshur një fustan në ngjyrë të zezë teksa në kokë kishte vendosur paruke të kuqe me rastin e kësaj feste.

Muajin e kaluar, DailyMail zbuloi se aktori ishte takuar me Vittorian për të paktën dy muaj pasi ata u panë duke u puthur në një klub nate në Ibiza..

Burime pranë aktorit bëjnë të ditur se ai është i fiksuar pas modeles 23 vite më të re se ai.
Kujtojmë që DiCaprio është shumë i përfolur për lidhjet me modelet të cilat janë në moshën 25-vjeçare me të cilat kalon momente romantike dhe më pas ndahet me to ashtu siç bëri me të dashurën e tij të fundit, Camila Morrone.

© Panoramaplus.al


