Prej ditësh në rrjet po qarkullojnë lajme se këngëtarja e njohur Dadina Zeqiri ka nisur një lidhje të re dashurie me një një djalë ‘misterioz’, pas ndarjes nga Dj Geek.

Mirëpo ky lajm bëri akoma më shumë bujë pasi këngëtarja publikoi disa foto në rrjetet e saja sociale, ku shihet qartë ajo krah një djali.

Në pamjet e publikuara dyshja shihen krahë për krahë njëri-tjetrit dhe personi në fjalë e puth në kokë këngëtaren.
Ndërkohë nuk kaloi shumë dhe u zbulua edhe identiteti i tij, sipas “Prive” ai ishte biznesmeni i njohur Kreshnik Gjergji.
Mirëpo asgjë nuk është ashtu siç publiku aludoi, pasi djali në video nuk është i dashuri i Dafinës, por kushëriri i saj.
Sipas reporteri.net dyshja kanë një lidhje familjare dhe vetë këngëtarja kohë më parë ka publikuar foto me të në Instagramin e saj, e cila cilësoi atë si “kushëri”.

© Panoramaplus.al

