5 Korrik, 2021

FOTOT/ Incident gjatë udhëtimit për në SHBA, këngëtarja shqiptare tregon momentet e panikut në avion


105291713_a144e1b8-1b9b-4471-a704-1a548f5abea6

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një koncert në Filadelfia me rastin e 4 korrikut, Festa e Pavarësisë së SHBA.

Por ajo është përballur me një situatë të frikshme gjatë fluturimit.

bebe

Në rrjetet sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë botërore ka ndarë me fansat dhe ndjekësit e saj atë që i ka ndodhur, duke treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror.

Sipas saj, së bashku me pasagjerët e tjerë ajo ka qëndruar për dy orë në pritje.

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë.

Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturimi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, shkruan Bebe Rexha në postimin ne Instastory.

Si përfundim avioni ka zbritur i sigurt, edhe pse dera e tij u thye sipas Bebe Rexhës.

210022515_3089910247954126_3935114566163326506_n-300x667-1 209240196_1552705771751151_326731134861308239_n-300x667-1 209783772_834835733817482_3940821954810847268_n-300x667-1

aad6bd37b55403349518274233645ecb a6bdc1d3bc7bf1c3a71ff5ef80c8af4b00-26-beberexha2.rvertical.w1200 Bebe-Rexha 4376c209caad275d8ea287919d203bd940-26-beberexha.2x.rsocial.w600

© Panoramaplus.al