Angela Martini është një modele shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Bukuroshja shkodrane, e cila jeton në Zvicër është mjaft aktive në rrjete sociale, duke postuar foto dhe video nga përditshmëria, si dhe eventet ku ajo merr pjesë.

Së fundmi modelja ka marrë vëmendjen e të gjithëve pasi ka pozuar pothuajse nudo me të brendshme ngjyrë të kuqe në dorë.

“Është kënaqësi të jesh grua”, ka shkruar ajo në fotot e publikuara në rrjetet sociale. Në këto foto nuk mungojnë komentet e shumta dhe komplimentet për linjat trupore tejet seksi që ajo ka.

Jeta e Angela Martinit ka ndryshuar veçanërisht kur ajo dhe Dragos u bënë prindër të një djali që e quajtën Kyree, i ardhur në jetë më 2 dhjetor 2021 prej një nëne surrogate në Dallas, SHBA.

Në një intervistë për gazetën më të madhe në Zvicër, “Blick”, Angela ka rrëfyer gjithë ndjesitë e saj për gjithçka ka ndodhur këta muaj, prej kohës kur mori vendimin të bëhej nënë, e deri tani që të voglin e ka në krahë.

“Ndihem e përmbushur dhe kam nevojë të jap shumë dashuri. Kur ai erdhi në jetë ndjeva një lidhje të fortë që nuk di si ta shpjegoj me fjalë”, është shprehur Angela.










