19 Shtator, 2022

Fotot e fundit nxitën aludime se është shtatzënë, Kourtney Kardashian zbulon si qëndron e vërteta


Kourtney Kardashian po tregohet e sinqertë.

Më 17 shtator, ylli i ‘The Kardashians’ postoi në Instagram foto nga prapaskenat e saj nga seti fotografik për fushatën e saj të fundit reklamuese për suplementet e saj të reja ushqyese. Ajo u shfaq me një crop-top pa rripa dhe të brendshme dhe në një foto ajo vendoste dorën mbi barkun e saj, gjë që nxiti aludime se mund të jetë shtatzënë.

“Prisni një minutë,” shkroi një person, “Mos humba lajmin se ajo është shtatzënë?” Kourtney u përgjigj: “Jo, por ‘humbe’ trupin e një gruaje”.

Shumë fansa të tjerë nxituan të komplimentonin Kourtney për pamjen e saj, duke përfshirë motrën e saj Khloe Kardashian, e cila shkroi: “Je e mrekullueshme”.

Kjo nuk është hera e parë që Kourtney, nënë e tre fëmijëve, i përgjigjet spekulimeve për shtatzëninë. Nëntorin e kaluar, pasi një përdorues i Instagram-it e pyeti nëse ishte shtatzënë në një foto me bikini që ajo postoi, ylli i komentoi: “A do ta bëjmë vërtet këtë sa herë që postoj një foto?”

Spekulimet e përsëritura vijnë rreth një vit pasi Kourtney dhe Travis Barker filluan të përpiqeshin të kishin një fëmijë së bashku, disa muaj përpara se të martoheshin në maj. Ylli i Kardashians ka fëmijët Mason Disick, 12 vjeç, Penelope Disick, 10 vjeç dhe Reign Disick, 7 vjeç me ish-burrin e saj Scott Disick-dhe bateristi i ‘Blink-182-‘ është baba i Landon, 18 vjeç dhe Alabama, 16 vjeç.

Megjithatë, në një intervistë më 12 shtator, Kourtney zbuloi se kishte bërë një pauzë në përpjekjet për të patur një tjetër fëmijë.

© Panoramaplus.al