Al Pacino dhe partnerja e tij Noor Alfallah kohë më parë u përfolën se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndonëse asnjëri nga ata nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet, së fundmi 29-vjeçarja është parë në një drekë me me Princin Alexander von Fürstenberg në E. Baldi.

Në fotot e siguaruar nga DailyMail, 53-vjeçari dhe Noor dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment Princi Alexander e kapi atë nga të pasmet.

Dyshja dukeshin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, teksa përqafoheshin së bashku jashta restorantit.

Kujtojmë që Princi Alexander ishte i martuar më parë me Alexandra von Fürstenberg dhe nga kjo martesë ai ka dy fëmijë, Talita Natasha dhe Tassilo Egon Maximilian.
Nga ana tjetër 4 muaj më parë Noor është bërë nënë për herë të parë me Al Pacino.
© Panoramaplus.al

