11 Shkurt, 2019

FOTOT/ Dua Lipa rrëmben dy çmime Grammy, ja falenderimi që bën


E befasuar është shfaqur këngëtarja e njohur me origjine shqiptare Dua Lipa, teksa ka fituar dy çmime në eventin më të madh muzikor të botës, “Grammy Awards”.

Ajo kishte marrë çmimin “Best Dance Recording” për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson dhe me pas rrëmbeu edhe çmimin “Artistja më e mirë e re”.

“Falenderoj fansat e mi që më lejuan të isha versoni më i mirë i vetes sime”, tha ajo gjatë fjalës së mbajtur teksa mori trofeun.

© Panoramaplus.al