Këngëtarja e njohur Ariana Grande dhe Ethan Slater së fundmi janë parë në momente intime gjatë një darke romantike në New York.
Në fotot e siguruara nga “TMZ” duket qartë dyshja duke vështruar me dashuri njëri-tjetrin, ndërsa në dorë mbanin gota vere.
Sipas burimit, 30-vjeçarja dhe aktori shkëmbyen puthje pasionante gjatë darkës romantike.
Ndonëse çifti dukej se përpiqej ta mbante romancën e tyre larg syrit të publikut, tani dyshja janë të gatshëm ta bëjnë publike lidhjen, pasi disa javë më parë Ariana finalizoi divorcin me ish-bashkëshortin Dalton Gomez.
© Panoramaplus.al





