Aktorja e famshme turke Zeynep Tugçe Bayat i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar papritur me aktorin e njohur Cansel Elçin, me të cilin ishte në një lidhje prej shumë kohësh.
Çifti u martua në një ceremoni të vogël dhe të ftuar ishin miq e familjarë të tyre.

Aktorja bëri të ditur vetëm lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale, ku postoi foto dhe video nga dasma.
30-vjeçarja ishte e veshur me vello, ndërsa partneri i saj me kostum të bardhë.

Çifti i famshëm u takuan në serialin “Gonulçelen” dy vite e gjysmë më parë dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë më.
“Dita më e bukur e jetës sime. Të dua shumë. Është e pamundur të mos admirosh bukurinë, energjinë, inteligjencën dhe kreativitetin tënd. Më bërë të dua vetëm ty, por gjithçka që të rrethon. Do bëj çmos që të bëj të lumtur deri në frymën time të fundit në këtë rrugë që kemi nisur së bashku,”- shkroi 46-vjeçari në postimin e tij, duke i dedikuar aktores fjalët më të bukura.
/Panoramaplus.al


