20 Nëntor, 2022

Fotoja që po çmend rrjetin/ Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi bëhen bashkë, dy futbollistët shfaqen duke luajtur shah


Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë cilësuar si dy nga lojtarët më të mirë të historisë, po ashtu edhe si rivalët e përjetshëm. Ata kanë surprizuar mijëra ndjekës pasi janë shfaqur së bashku.mesi

Ka qenë marka e njohur “Louis Vuitton” e cila ka bërë bashkë për një reklamë të dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

Portugezi e ka shpërndarë foton në Instagram teksa qëndron përballë Leos dhe në mes kanë një kuti me gurë shahu.

Më pas e njëjta fotografi është shpërndarë dhe nga ylli argjentinas në faqen e tij zyrtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Të dy futbollistët do të kërkojnë të fitojnë Kupën e Botës, pasi ndoshta mund të jetë Botërori i fundit që luajnë.

PANORAMASPORT.AL

© Panoramaplus.al