Princi George u soll për një moment si vëllai i tij i vogël Princ Louis, gjatë funeralit të stërgjyshes së tij të ndjerë Mbretëresha Elizabeth të hënën (19 shtator).

Djali 9-vjeçar i Princit William dhe Kate Middleton nxori gjuhën dhe bëri një fytyrë qesharake gjatë rrugës për në Kështjellën Windsor – njësoj si vëllai i tij 4-vjeçar i cili bëri veprime të tilla në Jubileun e Mbretëreshës.

Fotografi Matt White shkrepi fotografinë e lezetshme, duke treguar George të ulur pranë motrës së tij më të vogël, Princeshës Charlotte, ndërsa ata ndodheshin në një makinë.
“Pashë dy vogëlushët George dhe Kate duke kaluar dhe shkrepa një foto të makinës së tyre, por ishte një foto shumë e shpejtë, kështu që nuk mendoja se do të ishte aq e mirë”, tha White për Daily Mail.

Fotot u shkrepën ndërsa familja mbretërore u nis për në Ëindsor për t’i bërë mbretëreshës nderimet e saj të fundit në Ëestminster Abbey. George dhe Charlotte, 7 vjeç, iu bashkuan anëtarëve të familjes mbretërore gjatë funeralit dhe ndoqën arkivolin e monarkes.
“Unë e kuptova vetëm më vonë kur po shikoja fotot që George kishte bërë atë fytyrë”, shtoi White.
© Panoramaplus.al
