
Drake dhe Dua Lipa-kombinimi perfekt…
Teksa shumë fansa shpresojnë t’i shohin në një bashkëpunim, duket se dëshira e tyre ka marrë më shumë kuptim tani që dy artistët me famë botërore janë shfaqur bashkë.

Dua dhe Drake kanë marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një festë të përbashkët. Një mik i tyre ka festuar ditëlindjen dhe dyshja kanë qenë të ftuar. Në rrjetet sociale është postuar një foto nga festa ku Dua dhe Drake shfaqen bashkë në shoqërinë e miqve të tyre.
Ndërkohë ylli me origjinë shqiptare ka qenë e shoqëruar me të vëllanë, Gjinin, i cili po ashtu ka pozuar në foto.
? | @DUALIPA hanging out with @Drake and others last night! (Via chunkz) pic.twitter.com/foueC2ugjO
— Dua Lipa Hungary (@dlipahungary) July 27, 2022
Dua dhe Drake ruajnë një raport të mirë prej vitesh. Madje në 2018 Dua është shfaqur, krah shumë emrave të tjerë të njohur, në një prej videoklipeve më të suksesshëm të reperit kanadez, ‘In My Feelings’.
Dua ishte një nga shumë VIP-at që u bë pjesë e sfidës virale të kërcimit të kësaj kënge asokohe. Më pas ylli i ‘God’s plan’ e përfshiu në videoklip.
Mos ndoshta ka ardhur momenti që të dy të vijnë me një bashkëpunim tani? Si dy nga emrat më të suksesshëm të viteve të fundit dhe kryesues të chart-eve muzikore, jemi të bindur se një duet mes tyre do thyente çdo rekord.

Sa i përket jetës personale, Drake po përflitet së fundmi për një lidhje me modelen 21 vjeçare Suede Brooks krah të cilës u pa në një jaht në St. Tropez, Francë. Nuk është konfirmuar nëse dyshja janë të lidhur por sidoqoftë, një burim i tha ‘Entertainment Tonight’ se Drake dhe Brooks janë padyshim të interesuar për njëri-tjetrin – por la të kuptohet se ka të ngjarë të mos ketë asgjë mes tyre për momentin. “Ata po argëtohen së bashku,” tha burimi i brendshëm, duke shtuar se ata kanë disa ditë që janë bashkë në Europë.
Sipas ET, kjo nuk është hera e parë që reperi dhe Suede kalojnë kohë së bashku dhe miqtë e përbashkët thuhet se “po kërkojnë që ata të rrinë më shumë me njëri-tjetrin”.

Nga ana tjetër, Dua që kur është ndarë nga Anwar Hadid në muajin nëntor të 2021 ka qenë ‘single’ totalisht e fokusuar te karriera. Ajo ka nisur turin botëror ‘Future Nostalgia’ dhe po mban koncerte në vende të ndryshme të botës.
Pas disa ditësh Dua do vijë në Prishtinë për shkak të ‘Sunny Hill’, ku përveçse organizatore edhe do performojë në 5 gusht. Këtë vit gjasat janë të vijë vetëm me familjen teksa vitet e mëparshme ka ardhur çift.



