27 Shtator, 2022

Fotoja e tyre ‘çmendi’ rrjetin, si qëndron e vërteta e raportit mes Khloe Kardashian dhe yllit të “365 ditë”? Flasin burimet pranë dyshes


Khloe Kardashian dhe aktori italian Michele Morrone nuk janë në një lidhje pavarësisht reagimit të fansave pas fotos që bëri xhiron e rrjetit ku dyshja u shfaqën shumë të afërt së bashku në Javën e Modës në Milano.

Një përfaqësues i yllit të ‘365 Days’ tregoi për ‘TMZ’ se Khloe dhe Michele u takuan për herë të parë kur ishin të dy të pranishëm këtë fundjavë në sfilatën e modës së Kim Kardashian me Dolce & Gabbana.

Interneti u çmend kur Michele postoi një foto në InstaStory bashkë me Khloe të cilën e kishte kapur nga beli dhe dukeshin shumë të afërt. Menjëherë dyshja u përfol për një romancë të mundshme por një mik i aktorit thotë se stilisti i ‘D&G’ i kërkoi atij dhe Khloe të bënin një foto së bashku dhe ata pranuan.

Na thuhet se Michele mendonte se Khloe ishte shumë e mirë, por nuk ka asgjë më shumë, thjesht ruajnë një raport të mirë.

© Panoramaplus.al