15 Korrik, 2023

FOTO/Eneda Tarifa konfirmon për herë të parë romancën me ish-basketbollistin e njohur. Këngëtarja dhe partneri i saj shijojnë pushimet në Santorini


Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka konfirmuar për herë të parë romancën e saj me ish-sportistin, Gent Laskun.

Teksa prej kohësh në rrjet ka qarkulluar lajmi se tashmë çifti po shijojnë romancën e tyre, ishte vetë këngëtarja e cila nëpërmjet një postimi në Instagram publikoi foton e tyre të parë ku duket se po shijojnë pushimet e tyre në Santorini.

Eneda e ka shoqëruar foton ku shfaqet e përqafuar me ish-sportistin me një emoji me zemër të kuqe, ku ka marrë dhe komplimenta të shumta nga miq dhe ndjekës të saj.

Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë. Nga ana tjetër, Genti Lasku është një basketbollist profesionist, i cili luan për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë. Teksa të shumtë e njohin për sportist, pak dihej për jetën e tij private. Bëhet me dije se Genti nuk ka shumë kohë që është ndarë nga bashkëshortja e tij, me të cilën ka tre fëmijë.

Kujtojmë se lidhja e dyshes u zbulua muaj më parë, teksa prej disa kohësh e kishin mbajtur të fshehtë larg syrit të publikut.  Madje ka qenë paparazzi i “Panorama Plus” i cili herë pas herë ka publikuar foto të çiftit ku shfaqeshin krahë njëri-tjetrit në evente të ndryshme. Duket se tashmë këngëtarja ka rigjetur sërish dashurinë katër vite pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, me të cilin ka edhe një vajzë.

© Panoramaplus.al