19 Qershor, 2023

FOTO/Arbana Osmani zbulon për herë të parë unazën e saj të martesës!


Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj celebruan disa ditë më parë dashurinë e dyrë në martësë.

Çifti të cilët zgjodhën ta organizonin dasmën në Toskana të Italisë, e kurorëzuan lidhjen e tyre me një ceremoni private pranë familjarëve dhe miqve të ngushtë duke mos publikuar asgjë nga festa.

E teksa të gjithë presin foto apo video të dasmës, Arbana duket se nuk ka duruar dot dhe ka ndarë për ndjekësit e saj disa copëza nga organizimi i dasmës së saj.

E në mesin e postimeve në InstaStory, moderatorja publikoi një foto ku tregon pak nga fustani i saj i nusërisë dhe në sy bie unaza e madhe që mbante në dorën e majtë.

Mirëpo fansat janë ende kuriozë të shikojnë sesi ishin veshur Arbana dhe Eduarti në ditën e tyre më të rëndëssishme dhe kjo mbetet për tu parë në vazhdim.

 

© Panoramaplus.al