5 Gusht, 2022

(FOTO) Zhvishet nga petku i politikanit! Ramush Haradinaj shijon “Sunny Hill Festival” nga tribuna VIP, ja kush e shoqëronte kryetarin e AKR-së


Mbrëmja e djeshme ka shënuar edhe startimin 4 ditor të festivalit “Sunny Hill” në Kosovë.

Ky event madhështor rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve, duke nisur me konferencën para festivalit të Dukagjin dhe Dua Lipës, veshjen dhe performancën elektrizuese të yllit botëror e deri tek të pranishmit.

Ndër pjesëmarrësit në këtë festival, ishte edhe Kryetari i AKR-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj i ka ndjekur performancat në natën e parë të “Sunny Hill”, nga tribuna VIP së bashku me fëmijët e tij. Lideri i AKR-së ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një foto ku duket me Hanën dhe Gjinin.

“Me Hanen e Gjinin në Sunny Hill”,-shkruan Hardinaj krahas fotos.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, Dua Lipa performoi para publikut shqiptar në Prishtinë për herë të parë pas disa vitesh dhe e gjitha ishte thjesht një performancë magjike.

Sikurse kishte bërë me dije Dua u ngjit në skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në natën e parë të organizimit të tij. Ajo performoi disa nga këngët e saj më të suksesshme të albumit ‘Future Nostalgia’ që i dha asaj një çmim ‘Grammy’ vitin e kaluar dhe jo vetëm. Ndër këngët që Dua performoi ishin: Neë rules, Levitating, Don’t start noë, Break my heart.

Ndërkohë në mbrëmjet e tjera, pra më 5, 6 dhe 7 gusht Dua do jetë në prapaskenat e Festivalit duke shijuar performancat e kolegëve me familjen dhe miqtë siç ka bërë më parë. Dua performoi për herë të fundit në Kosovë gjatë vitit 2018, që ishte edhe viti i parë i mbajtjes së Festivalit në Prishtinë.

© Panoramaplus.al