Pjesëmarrja në Eurovision, bëri që emri i saj të përflitet gjatë në mediat.

Bëhet fjalë për Ronela Hajatin, e cila ka realizuar një bisedë virtuale në Instagram.
Këngëtarja iu ka dhënë shumë përgjigje kurioziteteve të ndjekësëve të saj.
Edhe atyre në lidhje me jetën e saj personale.
Një ndjekës e ka pyetur Ronelën, për moshën kur e ka dhënë puthjen e parë. Jo vetëm që kjo pyetje mori përgjigje, madje tregoi se kjo eksperiencë për të ka qenë një traumë.
“Vit të tretë në gjimnaz. Traumë,”-shkruan Hajati.

Fansat e këngëtares janë kurioz ta shohin Ronelën nënë. Për këtë arsyje njëri ndër to e ka pyetur për kohën kur ajo mendon të ketë fëmijë.
Por, siç duket kjo nuk është në planet e afërta të këngëtares.
“40 vjeç dhe do ja marr shpirtin. P.S janë punët e zotit se bëj shaka,”-tregoi Ronela.

Duke qenë se Hajati është pritur mirë nga publiku spanjoll, madje ka realizuar edhe koncerte atje, ndjekësit janë kurioz nëse në planet e këngëtares është të shpërngulet të jetojë në Spanjë në të ardhmen.
Mirëpo, jetesa ideale për Ronelën do të ishte midis Mannhatan dhe Madridit.

Kujtojmë që Ronela Hajati u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së këtë vit, duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”. Këngëtarja nuk arriti të shkonte deri në finale, madje performanca e saj u kritikua shumë në rrjet.
© Panoramaplus.al
